Sot mbi vendin tonë dita fillon kryesisht me vranësira. Në ultësira mjegull, që vende-vende do të mbetet edhe gjatë ditës.
Sipas Prishtina Weather, pasdite vranësirat shpërndahen dhe do të ketë intervale me diell. Temperaturat minimale 2C e 3C, e ato maksimale deri në 9C e 11C.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.
Moti për ditët e fundit të vitit dhe në ditën e parë të vitit 2023, sipas Prishtina Weather, do të jetë kryesisht me diell dhe mjegull në ultësira.