Mbi vendin tonë edhe javën e fundit të vitit pritet të mbajë mot stabil. Sipas Prishtina Weather sot në orët e mëngjesit do të ketë mjegull, kurse gjatë ditës ka mundësi për edhe riga lokale shiu.
Temperaturat mbesin të larta për këtë periudhë kohore, ato maksimale deri në 12 gradë Celsius, kurse ato minimale nga 0 deri në 3 gradë.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga krahu jugor 1-4m/s, vetëm ditën e martë frynë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s.