F.B.
Në vendon tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës pas dite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes. Do të ketë vranësira konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje afatshkurta të përcjellura me bubullimë.
“Në zona të kufizuara mund të bie breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
IHK kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, respektoni këshillat e IKSHP.