Mbi vendin tonë edhe sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në pjesën e parë të ditës parashihen reshje shiu, ndërsa pasdite pritet dobësim i tyre.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje pasdite.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri 3 më e ulëta, ndërsa ato maksimale prej 3 deri 5 gradë Celsius.
Gjatë ditëve në vazhdim pritet të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s.