FB
Sot mbi vendin ton parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius.
Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit, njofton IHMK.