F.B.
Edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot me temperatura të larta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të ketë vranësira të pjesëshme por që në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Era do ta mbajë drejtimin e njëjtë nga verilindja, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 4 m/s. Në Prishtinë maksimalja e ditës pritet të arrijë 31 gradë Celsius, derisa Gjakova dhe Prizreni do të shënojnë maksimalen e ditës prej 32 gradë Celsius.