F.B.
Dita e sotme do të jetë me vranësira reshje bore në verilindje dhe juglindje në pjesën e dytë ditës, reshje shiu në perëndim.
Qendra me presion të ulët atmosferik e vendosur në Mesdhe po furnizohet me rryma ajri të ftohta veriore duke shkaktuar reshje bore dhe temperatura të ulëta në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore, reshje bore në verilindje dhe juglindje pasdite. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim, me shpejtësi 7 m/sek., në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër, në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -1/8°C,
– Zonat e ulëta 4/14°C,
– Zonat bregdetare 8/14°C.