Në mëngjesin e sotëm pritet të mbajë mot me ngrica të dobëta, por temperaturat në mesditë do të jenë pothuajse pranverore.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme.