F.B.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, të hënën do të bëjnë prezantimin e procesit përgatitor të deritanishëm dhe hapat e mëtejmë të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Sipas njoftimit të MKRS-së, ceremonia e këtij eventi sportiv do të mbahet me 18 shtator 2023 (të hënën), ora 18:00, në Qendrën për Praktikë Narrative, në Prishtinë.
“Po ashtu, në këtë ngjarje, do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe KOK-ut për procedim të mjeteve për mbulimin e pagesës për caktimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.