Edhe sot ka vazhduar operacioni ‘Mjegulla’ i Policisë së Kosovës. Është arrestuar edhe një i dyshuar dhe është konfiskuar një sasi e lëndëve narkotike prej 6.3 kilogramë.
Sipas njoftimit, hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë vazhduar edhe sot realizimin e planit operativ ‘Mjegulla’.
“Dje ishte arrestuar një person i dyshuar dhe ishin konfiskuar rreth 40 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë ‘marihuanë. Kurse, sot më 06.01.2023, rreth orës 09:30, kanë vazhduar kontrollet në një depo dhe objekte tjera përcjellëse në Gjakovë. Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe rreth 6 kg e 383 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë. Kurse në dy lokacione tjera në Prishtinë e Podujevë janë gjetur e konfiskuar edhe: 88 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, dy shishe qelqi me vaj kanabisi, një revole dhe 24 fishekë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim.

“I dyshuar është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në fund.