Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani të shtunën mbrëma. Një grua 28-vjeçare vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar në të në parkingut të një shitore në Aachen.
Disa orë më vonë në Polici u dorëzua 37-vjeçar B.A., bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e vrau atë, raporton “Bild”.
Burime kanë bërë të ditur se dorasi është kosovar nga një fshat i Mitrovicës. Po ashtu edhe viktima është nga një fshat i Mitrovicës
Siç është thënë nga kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts të hënën për “Bild”, bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet prapa vrasjes.
Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të shtunën mbrëma në sy të klientëve. Kosovari 37-vjeçar gjendet në paraburgim që nga dita e diele.