E Enjte, Shtator 11, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Ministri Mehaj dhe Aliu prezantojnë dy projektet milionëshe

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, të enjten përmes një konference për media kanë prezantuar dy projekte që kanë të bëjnë me Ushtrinë e Kosovës.

Mehaj me këtë rast ka bërë të ditur se do të investohen miliona euro pas shpronësimeve në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

“Në projektin e parë do të ndërtohen poligone taktike për shërbim të ushtarëve të FSK-së dhe pritet të jetë me standarde të NATO-s dhe SHBA-së”, tha Mehaj, duke shtuar se Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet për qëllime të mbrojtjes.

Mehaj po ashtu ka treguar se ndërtimi i poligoneve do të bëhet edhe në bashkëpunim me partnerët strategjik të Kosovës me  NATO-n dhe ShBA-në.

Mehaj tha se tashmë kanë pranuar dritën jeshile për ndërtimin e poligoneve të cilat do të jenë edhe në dispozicion për ushtarët paqeruajtës në Kosovë.

“ Po flasim për Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës. Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të mbrojtjes. Në Babaj të Bokës do të shndërrohet në zonën operacionale të FSK-së ku do të ndërtohen poligone taktike moderne sipas standardeve të NATO-s. Po ashtu  në aeroport planifikohet ndërtimi i objekteve të ndryshme me qëllime operacionale për ushtrinë e Kosovës”, tha Mehaj.

Në anën tjetër  ministri Aliu tha ka qenë kënaqësi dhe privilegj që të punojnë që sa më parë të realizhen detyrat në fushën e shpronësimit dhe kadastrës.

Ai tha se gjatë vitit 2022 kanë arritur t’i kryejnë me sukses procedurat e shpronësimit për dy projekte të ministrisë së Mbrojtjes.

ADVERTISEMENT

“Qeveria e Kosovës i ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim.  Deri më tani janë kryer 9.4 milionë euro pagesa. Pas kryerjes së pagesave, kemi bërë kërkesë tek Agjencia Kadastrale që pronat e shpronësuara t’i kalojnë Qeverisë për nevojë të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Aliu duke shtuar se pothuajse të gjitha pronat janë bartur në emër të Qeverisë.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Vela: Dy vetura të serbëve të Kosovës u dogjën në Zubin Potok

Vela: Dy vetura të serbëve të Kosovës u dogjën në Zubin Potok

Related Post

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Ngjarjet e datës 31 mars

Ngjarjet e datës 31 mars

2023-03-31
Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

2024-01-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

4 ORË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

5 ORË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

5 ORË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

7 ORË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

8 ORË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

3 ORË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

3 ORË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

4 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

1 DITE MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

1 DITE MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL