F.B.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica gjen golin e parë për vitin 2024.
Rashicës i mjaftuan katër minuta lojë për të zhbllokuar sfidën mes Rizerspor dhe Besiktas.
Pas asistit të Bulut, Rashica kaloi bukur mbrojtjen e vendasve dhe gjeti rrugën drejt rrjetës me një goditje perlë në minutën e katër.
Sfida e vlefshme për raundin e 16-të të Superligës turke është duke u luajtur në këto momente, ndërsa deri tani vendos goli i Rashicës, me rezultatin aktual që është 0-1.