FB
Milani ka bërë një hap prapa në garën për një vend në top-katërshe.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli pësoi humbje në udhëtim ndaj Spezias.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Alberto Picco” përfundoi me rezultatin 2:0.
Przemyslaw Wisniewski (75′) dhe Salvatore Esposito (85′) shënuan golat e fitores për vendasit.
Spezia pas kësaj fitore ka 30 pikë dhe ndodhet në pozitën e 18-të.
Milani është i pesti me 61 pikë, tri më shumë se Roma dhe dy më pak se Interi, që ende nuk kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj jave.