FB
Interi dhe Milani do ta zhvillojnë sonte betejën e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Rundi i parë i takoi ekipit Zikaltër, i cili dominoi totalisht dhe fitoi 2:0 mesjavën e kaluar në San Siro.
Ky rezultat ua lejon “Nerazzurri” të besojnë se janë shumë afër finales së Stambollit.
Ata do t’i hyjnë sonte lojës në “Derby della Madonnina” me besim të plotë që ta ruajnë kapitalin e krijuar të mërkurën e kaluar.
Ndërkaq, “Rossoneri” do të provojnë me të gjitha forcat sonte për ta përmbysur epërsin nga ndeshja e parë.
Ndeshja mes Interit dhe Milanit do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.