Napoli më mirë të mos dilte fare në fushën e stadiumit “Diego Armando Maradona”.
Në ndeshjen në kuadër të javës së 28-të në Serie A Napoli është mposhtur nga Milan me rezultat 4-0.
Me dy gola nga Leao dhe nga një prej Diaz e Alexis Saelemaekers (67’) Milan jo që ka deklasuar por edhe e ka turpëruar liderin aktual të Serie A.
Megjithtë Napoli vazhdon të jetë në vendin e parë me shtatëdhjetë e një pikë, ndërsa Milani në të tretin me pesëdhjetë e një.
Në çerekfinale të Champions League skuadrat do të takohen pë t’i luajtur dy ndeshje.