Ehat Miftaraj nga IKD, ka shkruar se sa herë që Kosova pranon marrëveshje dhe Serbia refuzon, është lajm i mirë, shkruan Syri.net Kosova.
“Sa herë Kosova ka dëgjuar këshillat e ShBA-ve dhe ka koordinuar vendimmarrjen me këtë shtet, fundi gjithmonë rezulton me fitore të Kosovës”, ka shkruar ai.
“Gjithsesi, kjo fitore diplomatike e Kosovës do të duhej të pasohej me dorëheqjen e Besnik Bislimit i cili ka dhënë fjalën publike se nëse formohet Asociacioni, Besnik Bislimi më nuk është në dialog.
Besnik dialoguesi qendro besnik dhe mbaje fjalën!”, ka theksuar Miftaraj.