E Shtunë, Nëntor 8, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Meritat për heqjen e vizave/ Deklarohet Isa Mustafa, tregon gjithë procesin, përmend edhe demarkacionin me Malin e Zi dhe ish-opizitën

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ish kryeministri i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa konsideron se Qeveria Kurti nuk e ka përmbushur asnjë nga kriteret për liberalizimin e vizave.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, Mustafa shkruan se liberalizimi i vizave nuk është akt, por është proces filluar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2009 i negociuar me Komisionin Evropian në qershor të vitit 2012.

“Cilin kusht – kriter e përmbushi Qeveria Kurti për liberalizimin e vizave?  Asnjë dhe asnjërin!

Nga 95 kushte-kriteret që i kishte Kosova, 93 ishin përmbushur në vitin 2016 dhe dy të fundit, formalisht në vitin 2018. Liberalizimi i vizave nuk është akt, për të përvetësuar meritat nga askush. Është proces i filluar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2009 i negociuar me Komisionin Evropian në qershor të vitit 2012, kur iu prezantua Kosovës Udhërrëfyesi për liberalizim që përcaktonte një listë të gjerë kriteresh (kushteve, standardeve) pra reformash nga riintegrimi, ripranimi, siguria e dokumenteve, menaxhimi i kufijve, migracioni, azili, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e lëvizjes e deri te demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Komisioni Evropian në Raportin e dt. 18 korrik 2018 kishte deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim”, ka thënë Mustafa.

ADVERTISEMENT

Në këtë raport, ish kryeministri ka treguar se shpjegohet po ashtu se Komisioni pas 4 raporteve të progresit, më 4 maj të vitit 2016 kishte dhënë propozimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Propozimi bazohej në mirëkuptim se në kohën kur ai miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli i Evropës, Kosova do të kishte ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe do të kishte forcuar historikun e saj në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në takimin tim si kryeministër me Kryetarin e Komisionit Evropian Jean-Claudie Juncker në Bruksel, më 27 prill 2016, mu tha se Kosova sipas vlerësimeve të KE-së kishte përmbushur 93 nga 95 kriteret e përcaktuara për liberalizim të vizave. Në përmbushjen e këtyre 93 kritereve punën më të madhe e bënë ministritë e brendshme, ministritë e punëve të jashtme, të integrimeve evropiane, ato të administrimit të pushtetit lokal dhe komunat. Në takimet me përfaqësuesit e BE-së, znj Frederica Mogerini dhe komisionarët e KE-së në Nju Jork në shtator të vitit 2016 mu konfirmua se BE do të fillojë liberalizimin e vizave para fundit të vitit 2016 nëse Kosova ratifikon marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Por se ky kusht nuk mund të garantohet për më vonë, sepse fillojnë zgjedhjet në Parlamentin Evropian dhe mund të ndryshojë vullneti dhe raporti i forcave në institucionet e BE-së”, shkruan Mustafa mes tjerash.

Sipas Mustafës, opozita kundërshtonte demarkacionin me Malin e Zi duke trilluar se Kosova po humb 8200 hektarë.

“Demarkacioni u votua në mars të vitit 2018, gënjeshtrat u gëlltitën, por qytetarët e Kosovës u dashtë të presin edhe 7 vjet para ambasadave, të humbin kohë e të shpenzojnë para. Për këtë vonesë nuk mund të fajësohet vetëm Vetëvendosja, ishin edhe parti të tjera opozitare ( AAK, NISMA) që kundërshtuan sikurse edhe një numër i deputetëve të LDK-së (VV-së brenda LDK-së) dhe ndonjëri nga PDK. Këta kalkulantë të votave, Kosovës nuk ia kthyen asnjë hektar nga predikimet e tyre, por qytetarëve ua zbrazën gjepat, kurse gënjeshtrat dhe mashtrimet i shitën dhe vazhdojnë ti shesin në tregun e lirë të popullizmit. Liberalizimi i vizave në vitin 2016 do të kishte domethënie tjetër politike, kurse përfitimet e shtetit dhe të qytetarëve do të ishin shumë të mëdha. Por shumë më mirë vonë sesa të mbeteshim në geto! IM”, ka përfunduar Mustafa.

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Milot Rashica gjen golin e parë për vitin 2024

Milot Rashica gjen golin e parë për vitin 2024

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

3 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

3 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

4 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

5 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

5 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL