F.B.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka përkujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi në 6-vjetorin e vdekjes së tij.
Ai e ka vlerësuar Rexhepin si politikan parimor, lider të përgjegjshëm, mjek profesionist e atdhetar, mik e bashkëpunëtor korrekt dhe familjar të dashur.
“I tillë do të mbetet në kujtesën e gjithsecilit prej nesh kryeministri i parë në Kosovën e pasluftës, doktori i UÇK-së, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, ish-Ministri i Punëve të Brendshme, kirurgu i suksesshëm – Dr. Bajram Rexhepi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai tutje theksoi se fraza që e karakterizon më së miri jetën dhe veprën e Bajram Rexhepit është një jetë e tërë në shërbim të atdheut dhe popullit!