F.B.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë në gjendje gatishmërie për t’i ndihmuar Sllovenisë pas përmbytjeve nga reshjet e shiut.
“Jemi të gatshëm që autoriteteve sllovene t’i ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve të FSK-së, duke parë gjendjen e vështirë me të cilën po përballen tash e disa ditë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe përmbytjeve në 2/3 e vendit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Tutje ministri ka thënë se janë të gatshëm për t’u ndihmuar në evakuimin e banorëve.
“Ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri të ofrojnë kontributin e tyre në evakuimin e banorëve në zonat e prekura si dhe vënien nën kontroll të situatës”, ka thënë Mehaj.