Tre pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës, në rrugë ilegale, janë kidnapuar sot në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviqit.
Mediet në Serbi të kontrolluara nga presidenti Aleksandar Vuçiq, siç është gazeta “Novosti”, raportojnë se të kidnapuarit janë Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafa Shemi.
Ndërkohë, mediumi i pavarur serb, N1, duke u thirrur në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, raporton se pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Grupi Antiterrorist i Njësisë Speciale të Policisë, kanë lokalizuar dhe arrestuar sot tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.