Sjelljet e tifozëve në Banjallukë janë shqetësuese, ku nga UEFA pritet që ta ndëshkohet skuadra serbe Borci.
Kampioni i Bosnjës dhe Hercegovinës, Borci, ka shënuar fitore në çastet e fundit (90+6) me rezultat 1:0 ndaj kampionit të Shqipërisë, Egnatia-s nga Rrogozhina.
“Ndeshja e xhiros së parë të kualifikimeve për Champions League mes Borcit të Banjallukës dhe Egnatia-s u ndërpre për një kohë të shkurtër pasi futbollistët shqiptarë u larguan nga fusha për shkak të thirrjeve të tifozëve!
Lojtarët e Egnatia-s u larguan nga fusha në minutën e 70-të pas një thirrjeje nga pankina dhe i kërkuan arbitrit ndërprerjen e ndeshjes.
‘Kosova është Serbi’, u brohorit në ato momente nga tribuna e stadiumit të qytetit.
Ndërprerja ka zgjatur për disa minuta, pas së cilës gjyqtari kryesor Danijel Stefanski nga Polonia, i cili ka biseduar me delegacionet e të dyja skuadrave, ka marrë vendim për vazhdimin e ndeshjes”, shkruan mediumi serb “Kurir”.