E Hëne, Gusht 25, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Mbyllet `Flaka e Janarit 2024`,çmimi i manifestimit i ndahet Naime Beqirajt

2 years MË PARË
in Kulturë
Share on FacebookShare on Twitter

E. H / RTKlive

Poezia që mban “firmën” e poetes Naime Beqiraj, e lexuar në “Ora e Madhe Letrare”, me titull “Si nanë e bi’ rreth qafe”, u zgjodh poezia më e mirë dhe fitoi çmimin kryesor të manifestimit “Flaka e Janarit 2024”, të cilin, në mënyrë simbolike, fitueses ia dorëzoi gjeniu i letrave shqipe, shkrimtari ynë, Ismail Kadare.

Në ceremoninë përmbyllëse të “Flakës së Janarit”, kryetari Hyseni, tha se ky edicon shënon 33-vite rrugëtim të qytetit të Gjilanit me manifestimin më unik në trojet shqiptare, në dedikim e nderim të të rënëve për liri përmes krijimeve artistike e kulturore në tërësi, në funksion të vazhdimësisë, në themelet e ngritura mbi gjakun e dëshmorëve, me ndershmërinë e përkushtimin, për ta bërë rrugëtimin tonë të së ardhmes të sigurt.

“Ndërsa jemi në edicionin e 33-të të “Flakës së Janarit”, këtë vit shënojmë edhe 40-vjetorin e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, e jemi, po ashtu, edhe në 42-vjetorin e vrasjes tinëzare të Kadri Zekës e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Ky vit i shënimit të manifestimit “Flaka e Janarit”, ishte i veçantë: kemi zbuluar shtatoren e Kadri Zekës, e cila ka shtuar vlerat e qytetit tonë. Kadriu ishte model e shembull për dashurinë e sakrificën ndaj atdheut dhe për atdheun”, shtoi kryetari Hyseni.

Në ceremoni përmbyllëse të edicionit të 33-të është paraparë edhe ndarja e çmimeve në të gjitha kategoritë dhe shtyllat përkatëse të manifestimit, ndërsa rrjedha e tërësishme e ceremonisë është përcjell me pika e interpretime të ndryshme artistike.

Një fjalë rasti në këtë ceremoni përmbyllëse të Manifestimit “Flaka e Janarit 2024” e mbajti edhe Leonora Morina – Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit.

Prezencën e shkrimtarit Ismail Kadare dhe shkrimtares Elena Kadare në këtë shënim të “Flakës së Janarit”, nënkryetarja Morina-Bunjaku e vlerësoi nder të jashtëzakonshëm për qytetin e Gjilanit dhe mbarë Kosovën, si një kujtim artistik në nderim të jetës e veprës së dëshmorëve të rënë për liri.

Çmimet e jurisë së shtyllës “Peneli i Flakës 2024”

Juria vlerësuese e punimeve konkurruese në edicionin e këtij vitit “Peneli i Flakës 2024”, në përbërje Burim Myftiu, Jalldëze Mustafa dhe Jetullah Sulejmani, në bashkëpunim me nikoqirin, Avni Behluli, ka vlerësuar me unanimitet, me sa vijon:

Çmimi Blerës “Peneli i Flakës” – fitoi Gani Sadiku për pikturën “Skënderbeu në mes shqiponjash”

Rezultatet e punimeve të përzgjedhura fituese “Peneli i Flakës 2024”:

Çmimi i parë: Vjosa Bujari Maliqi

Çmimi i dytë: Agron Pollovina 

Garat në enigmatikë:

Juria profesionale për vlerësimin e zgjidhjes korrekte të enigmave, e përbërë nga:

Skender Tullumi, Xhelal Salihu dhe Shemsedin Kryeziu, zgjodhi tri vendet e para në disiplinën, zgjidhja e enigmave, të cilat do të shpërblehen me mirënjohje, derisa fituesit të vendit të parë iu nda plaketa tradicionale e “Flakës së Janarit 2024”.

Vendi i Parë: Haki Llullaku

Vendi i dytë: Agim Ajvazi

Vendi i tretë: Ilijaz Hasani

“Yjet e Flakës 2024”

Juria në përbërje: Sami Piraj, kompozitor, profesor i muzikës e kritik muzikor, Arta Haziri Nuhiu profesoreshë e muzikës dhe drejtoreshë e festivaleve “Mollëkuqet” e “Rising Stars” dhe Shqipe Spahiu, redaktore e programit për fëmijë në RTK, kanë ndarë tri çmime speciale dhe çmimet e vendit të parë, të dytë dhe të tretë.

Sara Rexha, është fituese e çmimit të parë të Festivalit të Këngës për Fëmijë “Yjet e Flakës”. Me vendin e dytë u nderua Leart Isufi dhe me të tretin, Luiza Koci.

Ndërsa, me çmime speciale u nderuan këngëtarët: Kenza Ismajli, Luna Salihu dhe Rita Rexhepi.

Fest Flaka

Çmimi i parë – Erblin Hoxha – Kënga “Unë ty të kam dashtë”

Çmimi i dytë – Artan Leka – “Çohuni djema”

Çmimi i tretë – Urata Gashi – “Baresha”.

Përzgjedhja e më të mirëve të festivalit është bërë nga juria profesionale në përbërje: Lule Elezi, pianiste, Shpresa Gashi, soprano dhe Rreze Kryeziu – Breznica, muzikologe.

Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia e Flakës 2024”

Çmimi për inovacionin teatror më të mirë: Bekim Korça, skenograf i shfaqjes “Shtëpia e Zotit”;

Çmimi për aktoren më të mirë: Daniela Markaj – aktore në shfaqjen “Abri”;

Çmimi për aktorin më të mirë: Armond Morina – aktor në shfaqjen “Club Albania”;

Çmimi për tekstin më të mirë: Shpetim Selmani – dramaturg në shfaqjen “Club Albania”;

Çmimi për regjinë më të mirë: Ilir Bokshi – regjisor i shfaqjes “Shtëpia e Zotit”;

Çmimi për shfaqjen më të mirë: “Shtëpia e Zotit”, bashkëprodhim teatror nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë, i Kosovës dhe ai shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Pena e Flakës:

Juria vlerësuese e Orës së Madhe Letrare, në përbërje: Sarë Gjergji, Albina Idrizi dhe Arsim Halili. përzgjodhën poezinë fituese të Orës, që doli të jetë poezia “Si nanë e bi’ rreth qafe” e poetes Naime Beqiraj.

ADVERTISEMENT

Përndryshe, pjesë e aktivitetit të sotëm ishte edhe bërja publike e rezultateve të konkursit anonim letrat të “Flakës së Janarit 2024”. Emin Azemi nga juria e konkursit, vlerësoi se janë vënë në spikamë vlerat dhe prurjet e mirëfillta në poezi e prozë.

Pra, juria profesionale e konkursit anonim letrar, në përbërje, Emin Azemi, Zyrafete Shala dhe Nexhat Rexha ka bërë këtë vlerësim:

Në poezi:

Shpërblimi i parë i jepet poezisë: Etyd për violonçel, shifra Arbereshja

Shpërblimi i dytë poezisë: Në emër të atit, shifra Tenebris Hospes

Shpërblimi i tretë poezisë: Ti nuk e di, prandaj flet, shifra Ezra

Në prozë:

Shpërblimi i parë i jepet tregimit “Në autobus”, pa shifër

Shpërblimi i dytë: Maria Rosseti, Gjon – Luigji

Shpërblimi i tretë: Hija, shifra “Kënga e shiut”

Në fund të ceremonisë Ismail Kadare dhe Elena Kadare, bënë fotografi me aderues e admirues të veprës dhe krijimtarisë së tij, prezentë në ceremoninë përmbyllëse të Manifestimit “Flaka e Janarit 2024”, me mesazhin e qartë mes rreshtash, në kujtim e nderim të dëshmorëve të të gjitha brezave, si dhe krijuesve e personaliteteve të shquara nga jeta publike, instucionale e kulturore ndër shekuj.

TË NGJASHME

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë

2025-06-14
QKK shpall konkurs për mbështetje filmash

QKK shpall konkurs për mbështetje filmash

2025-05-23
Dalin në shitje biletat për Festivalin ‘Sunny Hill’

Dalin në shitje biletat për Festivalin ‘Sunny Hill’

2025-04-07
Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa

2025-04-03
Next Post
Buzhala: VV po mendon që hajnat i ka lënë në PDK e LDK, por hajnat shkojnë pas pushtetit

Buzhala: VV po mendon që hajnat i ka lënë në PDK e LDK, por hajnat shkojnë pas pushtetit

Related Post

Young Boys barazon në Champions League, Imeri ndëshkohet me karton të verdhë

Young Boys barazon në Champions League, Imeri ndëshkohet me karton të verdhë

2023-08-23
Autoritetet serbë arrestojnë dy kosovarë në Merdare, thonë se kishin ‘arsenal’ armësh në veturën me targa RKS

Autoritetet serbë arrestojnë dy kosovarë në Merdare, thonë se kishin ‘arsenal’ armësh në veturën me targa RKS

2024-01-06
PSV bën përmbysjen e madhe, fundos Sevillën

PSV bën përmbysjen e madhe, fundos Sevillën

2023-11-29

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2 MUAJs MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2 MUAJs MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2 MUAJs MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2 MUAJs MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

2 MUAJs MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2 MUAJs MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2 MUAJs MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 MUAJs MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 MUAJs MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

2 MUAJs MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL