F.B.
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike, ka marrë disa vendime.
Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin për emërimin e bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” si në vijim: Arton Ahmeti, kryesues dhe Skender Haziri, anëtar.
Është miratuar vendimi për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115 Prizren Prevallë, si dhe është miratuar vendimi për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115 Doganaj-Shtërpcë’’ Zonat Kadastrale: Viqë dhe Drekoc, Komuna Shtërpcë.