F.B.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për të diskutuar të vetmen pikë të rendit të ditës, shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tri vjet qeverisje.
Sipas njoftimit të zyrës për informim të Kuvendit, seanca do të nisë nga ora 13:00
Ndryshe Kuvendi i Kosovës, në seancën e djeshme, ka miratuar, pos tjerash, edhe Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.