Komiteti Ushtarak i NATO-s do të takohet sot dhe nesër në Bruksel, ku ndër të tjera pritet të diskutohet edhe për situatën në Kosovë, sigurinë dhe për misionin e KFOR-it.
Admirali Rob Bauer, kryetar i Komitetit, do ta kryesojë takimin, në të cilin do të marrin pjesë shefat e Mbrojtjes.
Për Kosovën do të diskutohet në ditën e dytë, ndërsa në sesionin përfundimtar, Komiteti do të diskutojë për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Ukrainën.
Bëhet e ditur se diskutimet për Kosovën do të përqendrohen në situatën në terren, mjedisin e sigurisë dhe misionin e KFOR-it.