E Diel, Qershor 22, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Malcolm: Në këtë kohë bashkimi kombëtar i shqiptarëve nuk është opsion praktik, mund të shihet si veprim i rrezikshëm

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Noel Malcolm, historiani i njohur britanik ka dhënë një intervistë në Pressing të T7.

Áutori i librit “Kosova, një histori e shkurtër”, ka folur edhe për çështjet aktuale që lidhen me Kosovën.

Ai ka thënë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është një opsion praktik.

Madje ka shtuar se mund të shihet edhe si veprim i rrezikshëm.

”Në rrethanat e tanishme të politikave dhe qëndrimeve të fuqive kryesore perëndimore, mendoj se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është opsion praktik. Ka shumë brenga e frikë, një pjesë e kësaj e bazuar në supozime shumë të rreme. Sidoqoftë, kjo ekziston në mesin e politikanëve e diplomatëve perëndimorë dhe do të shihej disi si masë shumë e rrezikshme e destabilizuese”.

ADVERTISEMENT

Ajo që Kosovës i duhet më së shumti, që Ballkanit Perëndimor i duhet më së shumti, është stabiliteti. E dimë se cili është shkaktari kryesor i jostabilitetit – ai është Beogradi. Mendoj se politika e Kosovës tani duhet të jetë që të këmbëngulë në stabilitet, në fuqizimin e gjendjes ekzistuese të punëve, të cilat nuk mund të ndryshohen kurrë, por prapë kërcënohet nga jostabiliteti nga një drejtim dhe kjo është porosi që duhet të shkojë në radhë të parë te BE-ja, e cila kam frikë se në njëfarë mënyre po e lehtëson projektin e Beogradit, dua të them, jo si njëfarë politike e vetëdijshme kundër Kosovës, por vetëm nga një shkallë e pandjeshmërisë politike, duke i shfrytëzuar miqtë e tyre, e këta janë gjithmonë njerëzit më të lehtë për t’i shfrytëzuar. Pra, është një problem dhe mendoj se çelësi për Kosovën është që ta mbajë porosinë e stabilitetit afatgjatë, ku shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor mund të pajtohen, dhe, gjithashtu, do të duhej të lobonte në BE dhe në ShBA se gjithçka që e destabilizon Kosovën, e destabilizon tërë rajonin. Kjo është çështje rajonale dhe BE-ja duhet ta mendojë atë kështu e jo vetëm të mendojë: “Ka pak dialog që po vazhdon dhe ndoshta do të funksionojë, nëse thjesht e shtyjmë Kosovën edhe më fort.” Mendoj se kjo është politikë shumë e gabuar. Ju pyetët për të ardhmen e Kosovës më përgjithësisht. Po jetojmë në kohë shumë të vështirë tani, pas pushtimit të Ukrainës, dhe mendoj se ajo që po e shohim është se bota po bëhet shpejt shumë më e polarizuar”.

Kosova është shumë qartazi, ka qenë gjithmonë shumë qartazi në njërën anë. Është shtet shumë pro-perëndimor, si Shqipëria, është disi thjesht si kulturë e zakonshme – ndjenja pozitive për Shtetet e Bashkuara, për Britaninë, mendoj, për Perëndimin. Këto janë në nivele shumë të larta, shumë më mirë se në disa shtete të tjera në Evropën Juglindore. Përderisa bota bëhet më e polarizuar, Perëndimi do të fillojë që të mendojë më seriozisht se kush janë miqtë e tij e kush nuk janë miqtë e tij. Për t’i shmangur provokimet, nuk do të them armiqtë, por Beogradi ka pozicion shumë të dyshimtë tani: duke refuzuar që ta sanksionojë Moskën, duke mbajtur marrëdhënie të ngushta me Putinin, Vuçiqi duke shkuar në Pekin për konferencën e (projektit) “Rripi dhe Rruga”, ditën tjetër jo në takimin e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Ka porosi të qarta që po vijnë nga Beogradi, që duket se janë se pothuajse parapëlqen që t’i mbajë lidhjet e mira me Putinin e ndoshta edhe me Kinën. Në këtë polarizim në rritje, njëra nga forcat e Kosovës është se njihet si shtet shumë pro-perëndimor dhe mendoj se në aspektin afatgjatë, kur gjërat të ndryshojnë, ndoshta për të keq, kjo do të bëhet gjithnjë më e rëndësishme”, ka deklaruar ai. 

TË NGJASHME

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

2025-06-21
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

2025-06-21
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

2025-06-21
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Next Post
Operohet Neymar

Operohet Neymar

Related Post

Kurti sot dhe nesër në Shqipëri për 28 nëntor, s’flet nëse do të takohet me Ramën

Kurti sot dhe nesër në Shqipëri për 28 nëntor, s’flet nëse do të takohet me Ramën

2023-11-27
Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë

Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë

2023-12-23
Stuttgart fiton bindshëm ndeshjen e parë të play-aut-it

Stuttgart fiton bindshëm ndeshjen e parë të play-aut-it

2023-06-01

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

2 DITË MË PARË
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

2 DITË MË PARË
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

2 DITË MË PARË
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2 DITË MË PARË
Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

4 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 DITË MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 DITË MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 DITË MË PARË
Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

4 DITË MË PARË
Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

4 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL