F.B.
Paris St Germain ka emëruar ish-trajnerin e Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enriquen, trajner të ri.
Kjo pasi kampioni i Ligue 1 u nda me Christophe Galtier më herët.
Spanjolli ka marrë drejtimin e klubit gjatë një periudhe jo të lehtë pavarësisht se klubi përfundoi në krye të Ligue 1. Ai më herët ka qenë trajner te Barcelona dhe te Kombëtarja spanjolle.
“Jam i lumtur që jam këtu. Unë nuk flas frëngjisht, por kam filluar ta mësoj atë”, u ka thënë Luis Enrique gazetarëve. “Dua të falënderoj klubin për besimin që kanë treguar. Na u desh shumë pak kohë për të folur se çfarë mund të bëjmë këtu me projektin”.