FB
Klubi i futbollit Llapi e ka pësuar sot goditjen e radhës.
Llapjanët e kanë futur veten në telashe për shkak të borxheve të pashlyera.
Ky vendim i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit ka ardhur si pasojë e borxhit të pashlyer që ia ka klubi nga Podujeva ish-trajnerit të ekipit të të rinjve, Alan Clark, i cili fillimisht kishte zbarkuar në “Zahir Pajaziti” si këshilltar i trajnerit Tahir Batatina.
Ky është veç fillimi pasi, nëse Llapi nuk i shlyen borxhet ndaj trajnerit Clark, hapi i radhës do të jetë dënimi me heqje të 6 pikëve, e më pas vendimi më drastik, përjashtimi nga liga elitare e futbollit tonë.