F.B.
Liverpool po e mbanë ritmin për titullin e Premier League me Arsenal që pas fitores së djeshme është në pozitën e parë dhe me Manchester City që do të luajë sonte me Tottenham Hotspur.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp të dielën ka trimfuar ndaj Fulham, në një ndeshje ku janë shënuar shtatë gola. Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë 4-3.
Trent Alexander-Arnold (20’, 88’), Alexis Mac Allister (38’) dhe Wataru Endo (87’) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.
Harry Wilson (24’), Kenny Tete (45+3’) dhe Bobby De Cordova-Reid (80’) realizuan për skuadrën mysafire.
Aktualisht tabela kryesohet nga Arsenal me tridhjetë e tri pikë e pasuar me Liverpool që ka njëzet e nëntë.