Gjykata Themelore në Prishtinë, në rigjykim, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Agim Ademit, lidhur me akuzën për detyrim në bashkëkryerje.
“Në fund triumfoi e drejta!
Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, lirohet nga akuza.
Kam kënaqësinë të ndaj lajmin e mirë me ju që sot Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm mori aktgjykim lirues ndaj meje për akuzën që më rëndonte padrejtësisht.
Gjykata Themelore në Prishtinë, me rastin e shpalljes së aktgjykimit lirues, ka theksuar faktin se me asnjë provë nuk është vërtetuar që unë kam kryer ndonjë vepër penale, për të cilën kam qenë i akuzuar padrejtësisht për më shumë se 10 vjet.
Ju falënderoj të gjithë juve që keni besuar në punën time dhe në angazhimin tim, familjes për përkrahjen, e po ashtu falënderoj avokatët nga zyra e avokatëve ‘Hodaj & Partners’, që kontribuuan në zbardhjen e së vërtetës.
Ky aktgjykim është motiv shtesë për mua që të vazhdoj angazhimin tim në ngritjen e futbollit të Kosovës në nivelet më të larta dhe të kontribuoj në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.