F.B.
Liridon Leci është bërë me ekip të ri.
Trajneri i ri kosovar e ka marrë drejtimin e klubit të futbollit Rahoveci.
Lajmin e ka zyrtarizuar klubi që garon në Ligën e Parë të Kosovës përmes rrjeteve sociale.
“Jemi të gëzuar të njoftojmë se Liridon Leci është trajneri i ri i ekipit tonë! Me një përvojë të pasur si lojtar dhe trajner, Liridoni do të sjellë energji të freskët dhe vizion të ri për ekipin. Gëzojmë të presim bashkëpunimin dhe suksese të reja nën drejtimin e tij. Urojmë që ky kapitull i ri të sjellë arritje dhe zhvillim për çdo lojtar dhe për ekipin si një tërësi. Miresevini, Liridon!”, shkroi Rahoveci në Facebook.