F.B.
Legjenda argjentinase, Lionel Messi ka reaguar pas dhënies së çmimeve në ceremoninë e “Topit të Artë”.
Të hënën mbrëma, Rodri u shpallë fituesi i “Topit të Artë”, për herë të parë në karrierë.
Spanjolli përfundoi i pari në listë mbi Vinicius Junior, Jude Bellingham e Dani Carvajal, duke u bërë mesfushori i parë që e fiton këtë çmim, që nga koha e Luka Modric më 2018.
Gjithastu, Emiliano Martinez u shpallë portieri më i mirë, teksa Lamine Yamal e fitoi çmimin “Kopa Trophy”.
Në rrjetet sociale, tetë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi shkroi: “Urimë për të gjithë fituesit dhe të nominuarit për ‘Topin e Artë’”.
“Veçanërisht për Dibu (Martinezin), sa i madh, edhe një çmim tjetër si më i miri i botës. Po ashtu edhe Lautaros, Garnachon e Scalonit”, përfundoi ai.