E Merkurë , Nëntor 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Leyen: Tre miliardë eurot e para të ndihmës nga 18 të planifikuara i janë paguar Ukrainës

3 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Evropian pagoi sot këstin e parë prej tre miliardë eurosh nga paketa e ndihmës makrofinanciare prej 18 miliardë eurosh për Ukrainën.

Vendimi u njoftua nga presidentja e KE Ursula von der Leyen nga Davos.

“Dje Komisioni ka dhënë tre miliardë euro mbështetje financiare. Ky është kësti i parë i paketës sonë të mbështetjes prej 18 miliardë eurosh për vitin 2023. Kjo do të forcojë stabilitetin financiar të Ukrainës, do të ndihmojë në pagimin e pagave dhe pensioneve dhe do të sigurojë funksionimin e spitaleve, shkollave dhe shërbimeve të strehimit”, tha ajo në një fjalim në Davos.

ADVERTISEMENT

Von der Leyen shtoi se BE-ja ka futur “sanksionet më të forta ndonjëherë, për shkak të të cilave ekonomia ruse përballet me një dekadë regresioni dhe industria e saj nuk ka asnjë teknologji moderne dhe kritike”.

“Nuk do të ketë pandëshkueshmëri për krimet ruse. Dhe nuk do të ketë asnjë ndalim në mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën – nga ndihma për të rivendosur energjinë elektrike, ngrohjen dhe ujin, deri te përgatitja për përpjekjet afatgjata të rindërtimit”, tha Von der Leyen.

Siç njoftoi Komisioni, bëhet fjalë për “mbështetje financiare të qëndrueshme, të rregullt dhe të parashikueshme që do t’i mundësojë Ukrainës të sigurojë stabilitet makroekonomik dhe të rindërtojë infrastrukturën kritike të shkatërruar nga Rusia në luftën e saj të agresionit, si infrastruktura energjetike, sistemet e ujit, rrjetet e transportit, rrugët dhe urave”.

Pagesat e ardhshme për Ukrainën do të arrijnë në 1.5 miliardë euro në muaj, duke filluar nga marsi, dhe do të kushtëzohen nga përparimi i kënaqshëm drejt zbatimit të kushteve të miratuara të reformës.

Për të financuar këto kredi, Komisioni merr hua nga tregjet e kapitalit si pjesë e qasjes së tij unike të financimit.

TË NGJASHME

Shpërthen në flakë avioni në SHBA, 7 të vdekur dhe 11 të lënduar

Shpërthen në flakë avioni në SHBA, 7 të vdekur dhe 11 të lënduar

2025-11-05
SHBA mbështesin marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, në njohje reciproke

SHBA mbështesin marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, në njohje reciproke

2025-10-30
Biden përgëzon Trumpin për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Biden përgëzon Trumpin për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

2025-10-14
Konferenca e NATO-s në Tiranë – Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike, mbrojtja jonë bëhet më e fortë

Konferenca e NATO-s në Tiranë – Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike, mbrojtja jonë bëhet më e fortë

2025-10-09
Next Post
Kosova U17 e gatshme për kualifikueset e Evropianit

Kosova U17 e gatshme për kualifikueset e Evropianit

Related Post

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

2023-03-04
Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

2023-03-01
Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

2024-06-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

6 ORË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

7 ORË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

1 DITE MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

7 DITË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL