Pas një finale argëtuese në mes Argjentinës dhe Francës, sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski ka parashikuar se kush do të fitojë çmimin e ardhshëm të Topit të Artë mes dy yjeve të PSG.
‘’Sigurisht. Mund të ketë një lojtar tjetër që luan për të njëjtin klub, por ka vetëm një Kupë Botërore që vendos se kush do ta fitojë atë këtë sezon’’, deklaroi sulmuesi polak në një intervistë për gazetën sportive spanjolle Mundo Deportivo.
‘’Leo është sigurisht në krye tani, sepse ai ka arritur gjithçka që do të thotë çdo gjë për të’’.