F.B.
Bayer Leverkuseni nuk po di të ndalet, as pasi fitoi titullin e kampionit në Bundesliga. Kjo ishte fitorja e parë pas dy barazimeve rresht, për të vazhduar ende të jetë skuadra e vetme pa humbje.
Në kuadër të xhiros së 32-të, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso triumfoi me rezultat bindës ndaj Eintracht Frankfurtit.
Përballja e luajtur në stadiumin “Deutscha Bank Park” përfundoi me shifrat 1:5.
Granit Xhaka (12’) kontribuoi në këtë triumf duke shënuar një tjetër gol të bukur nga distanca në stilin e tij.
Xhaka luajti për 72 minuta, teksa goli i tij hapi serinë e golave për “Farmaceutikët”.
Patrik Shick (44’), Exequiel Palacios (58’), Jeremie Boateng (77’) dhe Victor Boniface (89’ penallti) ishin autorët e golave tjerë.
Ndërsa, golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e realizoi Hugo Ekitike (32’).
Bayer Leverkuseni pas kësaj fitore ka 84 pikë.
Eintracht Frankfurti është i gjashti me 45 pikë.