Në javën e 22-të të Prince Caffe Superligës u zhvilluan përballje interesante.
Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë. Basketbollisti më i dalluar ishte basketbollisti shqiptar Daniel Lekndreaj me dyshifror të dyfishtë 17 pikë e 15 kërcime, tre asistime, si dhe pesë topa të vjedhur. Ai u ndihmua nga Fisnik Rugova me 11 pikë e 13 kërcime dhe dy asistime.
Trepça ka vazhduar me fitore, ku kësaj radhe ka mundur Ponte Prizrenin. Edhe kësaj radhe te mitrovicasit u dallua Drilon Hajrizi me 14 pikë, shtatë kërcime dhe 6 asistime.
Golden Eagle Ylli me fitoren ndaj Rahovecit ka dalë në vendin e parë në renditje, ndërsa te therandasit kapiteni Gëzim Morina ishte më i miri me 19 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.
Peja fitoi në klasiken kosovare ndaj Sigal Prishtinës, ku më i miri edhe në këtë sfidë ishte Arti Hajdari. Ai ndaj prishtinasve kishte 14 pikë, tre kërcime dhe tre asistime.
Top 5
Daniel Lekndreaj (Bashkimi) 17 pikë, 15 kërcime, 3 asistime
Drilon Hajrizi (Trepça) 14 pikë, 7 kërcime, 6 asistime
Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 19 pikë, 7 kërcime, 2 asistime
Arti Hajdari (Peja) 14 pikë, 3 kërcime, 3 asistime
Fisnik Rugova (Bashkimi) 11 pikë, 13 kërcime, 2 asistime