E Merkurë , Nëntor 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

LDK reagon ndaj deklaratës së “Kuvendit gjithëserb”: Alarmi i Beogradit, një bombë që mund…

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së lëshuar nga i ashtuquajturi “Kuvendi gjithëserb”, në të cilën thuhej se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

Në reagimin e LDK-së, thuhet se Serbia dje shpalli për të satën herë projektin e saj politik e kulturor për Serbinë e Madhe dhe qëllimet e saja historike për zhbërjen e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, si ideatore e projektit politik për Kosovën e Pavarur, si vend i të gjithëve që jetojnë në të, demokratik dhe i lirë; si bartëse e qëllimeve historike politike e kombëtare të popullit të Kosovës, e sheh me shqetësim këtë tubim gjithëserb dhe konkluzionet e tij armiqësore ndaj Kosovës dhe rajonit”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Partia e dytë opozitare në vend ka deklaruar se Kosova është përcaktuar tashmë, në mënyrë të pa kthyeshme, për rrugën evropiane, ku të drejtat qytetare, ato kulturore si dhe ato etnike përbëjnë bërthamën e zhvillimit dhe bashkëjetesës.

“Kosova e ndjenë të vetën krejt diversitetin kulturor të saj dhe trashëgiminë që vjen prej atij diversiteti dhe do ta mbrojë dhe deshmojë atë si vlerë të shtuar. Po ashtu, LDK dëshmon edhe një herë se si në fillesë edhe tash i rrinë përballë çdo përpjekje për cenimin e Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj”, thuhet tutje në reagim.

LDK shton se Republika e Kosovës është produkt i pjekjes së një shoqërie për ta udhëhequr vetveten, por edhe për të marr përgjegjësi për pakicat.

“LDK i mbetet garantuese këtyre vlerave dhe prosperimit të tyre. Ftojmë miqtë e Kosovës, që kanë dhënë shumë për lirinë e saj, t`i marrin seriozisht këto përpjekje të Beogradit zyrtar për minimin e fqinjësisë në mes shteteve në rajon dhe defunksionalizimin e arritjeve politike në të mirë të demokracisë në këto 30 viteve të fundit. Alarmi i djeshëm në Beograd, për ne që i njohim shpërthimet e tyre fashiste në vazhdimësi, është kurdisje e një bombe që mund të shpërthej në çdo çast”, thuhet në fund të reagimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

Reagimi i plotë:

DEKLARATË

​Serbia dje, nëpërmjet instiucioneve të saja zyrtare të përfaqësimit, bashkë me Kishën Serbe, përfaqësuesit zyrtarë të Republikës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Akademinë serbe të Arteve dhe Shkencave, nacionalistë serbë nga rajoni dhe bota, në të ashtuquajturin Këshill Gjithëserb, e mbarsun me ide imperialiste si ajo e `botës serbe`, shpalli për të satën herë projektin e saj politik e kulturor për Serbinë e Madhe dhe qëllimet e saja historike për zhbërjen e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

​Lidhja Demokratike e Kosovës, si ideatore e projektit politik për Kosovën e Pavarur, si vend i të gjithëve që jetojnë në të, demokratik dhe i lirë; si bartëse e qëllimeve historike politike e kombëtare të popullit të Kosovës, e sheh me shqetësim këtë tubim gjithëserb dhe konkluzionet e tij armiqësore ndaj Kosovës dhe rajonit.

Kosova është përcaktuar tashmë, në mënyrë të pa kthyeshme, për rrugën evropiane, ku të drejtat qytetare, ato kulturore si dhe ato etnike përbëjnë bërthamën e zhvillimit dhe bashkëjetesës. Kosova e ndjenë të vetën krejt diversitetin kulturor të saj dhe trashëgiminë që vjen prej atij diversiteti dhe do ta mbrojë dhe deshmojë atë si vlerë të shtuar.

ADVERTISEMENT

Po ashtu, LDK dëshmon edhe një herë se si në fillesë edhe tash i rrin përballë çdo përpjekje për cenimin e Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj. Republika e Kosovës është produkt i pjekjes së një shoqërie për ta udhëhequr vetëveten, por edhe për të marr përgjegjësi për pakicat. LDK i mbetet garantuese këtyre vlerave dhe prosperimit të tyre.

Ftojmë miqtë e Kosovës, që kanë dhënë shumë për lirinë e saj, t`i marrin seriozisht këto përpjekje të Beogradit zyrtar për minimin e fqinjësisë në mes shteteve në rajon dhe defunksionalizimin e arritjeve politike në të mirë të demokracisë në këto 30 viteve të fundit. Alarmi i djeshëm në Beograd, për ne që i njohim shpërthimet e tyre fashiste në vazhdimësi, është kurdosje e një bombe që mund të shpërthej në çdo çast!

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Biden në Francë: E gjithë Europa është e kërcënuar nga Rusia

Biden në Francë: E gjithë Europa është e kërcënuar nga Rusia

Related Post

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

2023-03-04
Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

2023-03-01
Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

2024-06-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

4 ORË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

4 ORË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

1 DITE MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

7 DITË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL