F.B.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot do ta mbajë takimin e tretë konsultativ për gjendjen politike në vend. Sipas njoftimit të LDK-së, kësaj radhe Abdixhiku ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë.
“Të enjten në orën 15:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë, takimi i tretë konsultativ për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas diskutimi do të jetë i mbyllur. Takimi mbahet në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”, njofton LDK.