F.B.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur Kuvendin e X-të Zgjedhor më 19 nëntor të këtij viti, ka njoftuar kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
“Në cilësinë e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas kompetencave të përcaktuara me nenin 17 të Statutit të LDK-së, thërras Kuvendin X Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me datë 19 nëntor 2023. Në po të njëjtën ditë, në ngjarjen vijuese, thërras anëtarësinë tonë në ngjarjen e madhe të Konventës Programore ‘Rruga e Re’. Le të ketë festë! Le të ringritemi si një”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.