Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu, lufton për medalje të bronztë në kategorinë – 63 kg në garën Grand Slam, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Ajo në rrethin e parë e mposhtin britaniken Gemma Howell, pastaj në të dytën hungarezen Brigitta Varga.
Në rrethin e tretë përkatësisht në çerekfinale nuk ia doli ndaj kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard
Në luftën e parë në repezash e mundi francezen Clarisse Agbegnenou, ndërsa vetëm një fitore është larg medaljes, e cila do të ballafaqohet me izraeliten Gill Sharir.