Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati lansuan sot fillimin e pilotimit të skemës së garantuar të punësimit për të rinjtë, i quajtur “Super Puna”.
Kjo skemë parasheh subvencionimin e pagës në shumë deri 264 euro nga Qeveria e Kosovës për gjashtë muajt e parë të punësimit të të rinjve. Skema parasheh punësimin e të rinjve të sektorët publikë dhe privatë të tregut të punës.
“Nga sot po e fillojmë pilotimin e skemës së garantuar për të rinjtë. Nëpërmjet saj, Qeveria do të subvencionojë 264 euro, pra në lartësinë e pagës minimale, për gjashtë muajt e parë të lansimit”, tha Kurti të hënën.
Kurti ka deklaruar se lansimi i platformës “Super Puna” e shënon “përmbushjen edhe të një tjetër premtimi për qytetarët e Republikës”.