F.B.
Lajm i madh për xhudon e Kosovës para Lojërave Olimpike – Parisi 2024.
“Kemi kënaqësinë e jashtëzakonshme të ju prezantojmë pesë normat olimpike nga sporti i vetëm me medalje olimpike, xhudo.
Mirënjohje të thellë për kontribuuesin më të madh në këtë drejtim, kryemjeshtrin Driton Kuka
Sipas renditjes përfundimtare olimpike të publikuar sot nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu do të udhëtojnë drejt Parisit, si e dyta, përkatësisht e treta në renditje, në kategoritë përkatëse.
Momentalisht, kemi gjashtë norma olimpike, pesë nga xhudo dhe një nga boksi”, njofton KOK.