Emisari i BE-së Miroslav Lajçak është takuar sot edhe me komandantin e misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.
Në një njoftim nga KFOR-it, thuhet se në takim është diskutuar situata e përgjithshme dhe përpjekjet e vazhdueshme të #KFOR-it në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Ata diskutuan përditësimin e fundit për situatën e përgjithshme dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Lajçaku sot po qëndron në Kosovë ku është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe pritet që sot të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.