Ndërkohë, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, para takimit të sotëm ka thënë se statuti i Asociacionit duhet të jetë i pranueshëm nga të dyja palët dhe në përputhje me standardet evropiane.
Sipas tij, ekipi menaxhues do ta prezantojë draftin, mirëpo ai nuk e di përmbajtjen, ndërkaq shtoi se procesi duhet të fillojë. Ky është hapi i parë i rëndësishëm, ka deklaruar Lajçak për agjencinë kroate të lajmeve “Hina”