Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë.
Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani nuk do ta takojë atë për shkak të “mospërputhjes me agjendën”.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”.
Deri më tani nga Zyra e Kryeministrit është konfirmuar vetëm takimi i tij me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi nga ora 18:00.