Shtatë vjet më parë, Kosova ishte bërë anëtarja më e re e Federatës Evropiane të Futbollit, duke e mposhtur më në fund kundërshtimin dhe lobimin e ashpër serb.
Në Kongresin e UEFA-s, të mbajtur më 3 maj të vitit 2016, Kosova u bë anëtarja e 55-të e shtëpisë evropiane të futbollit, me 28 vota pro, 24 kundër, ndërsa 2 vota ishin shpallur të pavlefshme.
Pranimi në UEFA i hapi rrugë aplikimit për anëtarësim dhe përfundimisht edhe pranim të FFK-së në FIFA, i cili erdhi vetëm 10 ditë më vonë, më 13 maj 2016.
Kjo pa dyshim se ishte një arritje historike për futbollin kosovar, me legjendën Fadil Vokrri në krye.