Një vetaksident i rëndë sot i shkaktuar në Lëbushë të Deçanit i mori jetën një 21-vjeçari, teksa la të lënduar edhe tre persona të cilët ishin së bashku me viktimën në veturë, e që tashmë janë duke u trajtuar nën kujdesin intenziv.
21-vjeçari i cili humbi jetën është Egzon Vishaj nga Belegu i Deçanit.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“I tronditur nga lajmi për vdekjen aksidentale të të riut Egzon Vishaj nga Belegu i Deçanit.
Në këto momente të rënda për familjen Vishaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen.
Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!”, shkroi ai.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi, i cili tha se me të dalë në vendin e ngjarjes Policia ka hasur në katër personat e lënduar në këtë aksident, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal në Pejë.