Kuvendi i Kosovës sot do t’i mbajë tri seanca, në mesin e tyre ka seancë plenare dhe një seancë të jashtëzakonshme. Seanca e parë është në ora 9:30 në të cilen presidentja Vjosa Osmani do të mbajë adresimin vjetor.
Ndërsa, e dyta me radhë është seanca plenare e cila fillon nga ora 10:00, ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projekligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Seanca e jashtëzakonshme do të jetë prej orës 13:00 ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis.