Sot Kuvendi i Kosovës, mban seancë plenare, në të cilën në rend dite janë disa pika.
Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës të deputetëve.
Në rend dite janë: Pyetjet parlamentare, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pyjet, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë e përgjithshme të produkteve, shqyrtimi i parë i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra’ dhe shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”, raporton RTKlive.
Po ashtu Kuvendi do të vendos për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, si dhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).